Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se dalja e të dhënave të qytetarëve është një skandal i rëndë që ka rrëzuar shtetin.
“Mega-skandali “Rama Gate” shënon në mënyrë absolute rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria i shëmbëllen një ndërtese në të cilën i janë hequr dritaret dhe çatia dhe ka mbetur një rrënojë në natyre.
Ky është skandali më i madh në botë kur një shtet të gjithë database e vë në funksion të botës së krimit.
E bën disponibël duke dhunuar dhe terrorizuar çdo person. Sheh rrogat dhe sheh që ky shtet është një piramidë ku dominon mashtrimi. Kjo nxjerr sherrnajë në familjet shqiptare.
Kush e di sa divorce do ketë kjo. Do ketë largim punonjësish nga ndërmarrjet. Psikoza të padiskutimeshme. Nuk ka gjë më të paimagjinueshme se të shkelësh privatësinë. Kanë nxjerrë rrogat e punonjësve shqiptarë në ambasada. Kanë dalë edhe pagat e punonjësve të SHISH” – tha Berisha në emisionin “Zonë e lirë”.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...