Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë tjetë kombëtare në datën 8 Janar 2022.
Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një protestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
“Data 8 janar do të jetë një protesë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD që firmosën të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban,”-tha Berisha në fjalën e tij gjatë emisionit “Zonë e lirë”.
Më 5 janar të këtij viti, Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën. Në të kundërt kanë paralajmëruar se do të sillen si “përmbarues”.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...