Google ADS

Ardhja e mërgimtarëve, deri në katër orë pritje në Merdare

23:02 | 24 Dhjetor 2021
F.T

Shumë mërgimtarë ia kanë mësyrë Kosovës për të kaluar pushimet e fundvitit. Për këtë arsye edhe pikat kufitare janë ngarkuar.

Pritje me orë të tëra ka në dy pikat kufitare, Dheu i Bardhë dhe Merdarë, sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Brendshme.

Në Merdarë pritjet janë deri në katër orë, derisa të Dheu i Bardhë pritja shkon deri në dy orë.

Ministria ka njoftuar se të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme, ndërsa në disa prej tyre nevojiten pajisjes dimëore për shkak të borës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme