Google ADS

Putin: Fyerjet ndaj Profetit Muhamed nuk mund të jenë liri e artit

21:41 | 24 Dhjetor 2021
F.T

Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin tha se fyerjet ndaj Profetit Muhamed nuk mund të jenë liri e artit.

Ai bëri vlerësime në lidhje me lirinë e artit në gjatë konferencës vjetore për shtyp.

Duke theksuar se liria duhet të sigurohet në këtë drejtim, Putin vijoi me fjalët: “Kur kjo liri kufizon lirinë e një personi tjetër, ajo ndeshet në disa kontradikta me qëllimet që kemi zhvilluar.”

“A është ofendimi ndaj Profetit Muhamed liri arti? Mendoj se kjo nuk është liri. Kjo është shkelje e lirisë së fesë dhe e ndjenjave të shenjta të myslimanëve”, tha Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin. /TRT

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme