Google ADS

Mantelbardhët po hezitojnë për dozën e tretë, arsyetohen me grip sezonal

21:38 | 24 Dhjetor 2021
F.T

Gripi sezonal ka prekur edhe profesionistët shëndetësorë.

Për shkak të tij disa nga ta nuk kanë mundur që ta përfillin thirrjen e ministrisë së Shëndetësisë për marrjen e dozës përforcuese.

Megjithëkëtë, numri i atyre që kanë marrë dozën shtesë nuk është i madh.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë janë vaksinuar vetëm pesë mantelbardhë më dozën shtesë, ndërkaq në QKMF-në e Gjilanit janë vaksinuar 40 sosh.

Nga të dy këto institucione parësore shëndetësore presin që ky numër të rritet nga muaji janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme