Kryetari i i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët e fesë katolike.
Ai ka thënë se kjo festë edhe në vendin tonë u mishërua me vlerën hyjnore.
“Krishtlindja si një festë e shënuar për miliarda njerëz në mbarë botën, edhe në vendin tonë përgjatë historisë ka mishëruar vlerën hyjnore të shpresës, bashkimit dhe të dashurisë. Këto vlera të kremtuara edhe sot na japin fuqi, mençuri dhe inspirim për ta vazhduar punën në interes të qytetarëve dhe avancimit të kombit tonë”.
“Për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë të Republikës së Kosovës, gëzuar lindja e Krishtit! Qofshi të gjithë të lumtur dhe të shëndetshëm kudo që jeni, përherë!”. /arbresh.info/
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...