Google ADS

Kurti për Asociacionin: Synohet që brenda Kosovës të krijohet ngrehinë legale juridike

19:22 | 24 Dhjetor 2021
F.T

Serbia synon që të krijojë brenda Kosovës një ngrehinë që do të ishte edhe më legjitime ndërkombëtarisht sesa vetë shteti i Kosovës, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, teksa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti ka thënë se Asociacioni do të instalohej në Kosovë ashtu siç e do Serbia, e do të njihej edhe nga Kosova edhe nga Serbia, ndërkohë që, shteti i Kosovës do të vazhdonte të mos njihej nga Serbia.

“Paramendojeni një Asociacion të komunave me shumicë serbe të instaluar në Kosovë, ashtu siç e ka dashur Serbia, ai do të njihej edhe nga Kosova e Serbia, ndërkaq Republika e Kosovës do të vazhdonte të mos njihej nga Serbia, nga shtet të tjera në BE, dhe nga dy superfuqitë që janë në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Ka një synim të mbrapshtë që brenda Kosovës të krijohet një ngrehinë legale juridike, e cila jo vetëm që është në shërbim të Beogradit por edhe bëhet ndërkombëtarisht me legjitimitet më të lartë sesa vetë shteti i pavarur i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti ka deklaruar se ai duhet të përfundojë brenda mandatit të Qeverisë së tij.

“Unë besoj që dialogu, bisedimet dhe marrëveshja mes Kosovës e Serbisë do të duhej të përfundonte brenda mandatit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e që përputhet edhe me mandatin e presidentit amerikan Joe Biden, dhe atë të Komisionit aktual evropian të udhëhequr nga zonja Ursula von der Leyen dhe me zëvendësin e saj, përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell”, është shprehur Kurti.

Lexo edhe:

Kriza me energji, Kurti: S’kemi mundur ta blejmë rrymën më herët, jemi popull i varfër

Të ngjashme