Google ADS

Njeriu më i gjatë në botë udhëton në Rusi për të gjetur nuse

17:46 | 24 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Njeriu më i gjatë në botë është gati për martesë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sultan Kosen, 39-vjeçar, i cili është 251 centimetra i gjatë, ka udhëtuar në Rusi në kërkim të një partnereje të re për të krijuar një familje.

“Kam dëgjuar se gratë ruse i duan burrat atraktivë dhe të sjellshëm. Duhet të jetë e lehtë!”, tha ai në një emision televiziv rus.

Fermeri me prejardhje kurdë ka lindur në qytetin juglindor turk Mardin, dhe mban Rekordin Botëror “Guinnes” si njeriu më i gjatë në botë.

Ai ishte martuar më herët me gruan siriane Merve Dibo, 175 centimetra e gjatë në vitin 2013, por gjërat nuk funksionuan sepse ajo fliste arabisht dhe ai mund të flasë vetëm turqisht.

Çifti së fundmi janë divorcuar dhe Kosen tashmë është në kërkim të partneres tjetër.

Ai hipi në avion dhe udhëtoi për në Moskë në kërkim të nuses së re në fillim të dhjetorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme