Disa serbë kanë protestuar sot në Shtërpcë kundër, siç kanë thënë ata, mënyrës se si u arrestuan bashkëqytetarët e tyre së fundmi nga Policia e Kosovës, e cila ndërmori këtë aksion me dyshimin për korrupsion në disa ndërtime në Brezovicë.
Në protestë sot iu drejtua edhe kryetari aktual i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, i cili tha se ajo që ndodhi dy ditë më parë dhe mënyra e arrestimit të të dyshuarve “është mesazh shumë i keq dhe se ka bezdisur familjet e të arrestuarve, por gjithashtu të gjithë ata që jetojnë atje”.
Ai tha se grumbullimi i tyre sot është mesazh se duan që të jetojnë në mënyrë paqësore dhe se ata që po e bëjnë këtë “do të ndalojnë së bëri”.
Jetviq iu ka thënë familjarëve të të arrestuarve se kanë të gjithë mbështetjen e komunës, raporton Kosovo Online.
Por, të kundërtën e thanë disa bashkëvendas të të arrestuarve për Klan Kosovën ditën kur ndodhën arrestimin.
Madje, njëri prej tyre nga ta kur e kuptoi se kush janë të arrestuarit, në mesin e të cilëve ishte edhe ish-kryetari Bratislav Nikoliq, nisi kremten.
“Kam dëgjuar çka ka ndodhur dhe kam dalë që ta festojë arrestimin e atyre kriminelëve. Ishte koha e fundit që kriminelët të përfundojnë në burg, sepse i kanë tradhtuar interesat e serbëve në këtë vend dhe shkatërruan ekonominë. E kanë shkatërruar secilën shpresë për mbijetesën e serbëve në këtë vend”, pati thënë Radojko Keciq.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...