Sot u ceritifkuan 190 rekrutet e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u betuan në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Në ceremoni pjesëmarrës ishin edhe Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë si dhe familjarët e rekrutëve.
Osmani, pas intonimit të himnit shtetëror, tha se me rekrutimin e tyre FSK-ja përmbyllë një vit jashtëzakonisht të suksesshëm të angazhimit dhe të rritjes, në harmoni me praktikat e ushtrive moderne.
“Secila ditë e certifikimit të rekrutëve të ri është e veçantë për ushtrinë dhe për shtetin tonë, sepse krahas rritjes së kapacitetit, FSK po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të procesit të tranzicionit. Me këtë investim ne po krijojmë mundësinë për një të ardhme të sigurt me rekrutët tanë të cilët të motivuar, të profesionalizuar dhe me integritet, do t’i qëndrojnë besnik atdheut të tyre dhe do të jenë të gatshme kurdo që t’i shërbejnë Kosovës. Ky kontingjent i rekrutëve janë ushtarët tanë ushtarët e Republikës së Kosovës të cilët janë dalëzotës ndaj atdheut.” u shpreh Osmani.
Kurse Kurti deklaroi se me rekrutët e rinj rritet e ngritet edhe më tej ushtria dhe e gjithë Kosova merr forcë të re e fiton vullnet të shtuar.
“Shërbimi juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhe dashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tonë. Nga sot jeni pjesë e një force që i shërben popullit të saj paqedashës, forcës e cila është boshti i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner i palëkundur i shteteve mike.” tha Kurti.
Në fund të ceremonisë, Komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjenerabrigade Irfete Spahiu, i uroi rekrutët për suksesin e dëshmuar gjatë trajnimit si dhe shprehi besimin për shërbim të suksesshëm të tyre në uniformën e FSK-së.
Forcës së Sigurisë së Kosovës të më 22 tetor i janë bashkuar edhe 180 pjesëtarë të rinj, nga të cilët 12 femra. /arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...