Administrata talebane në Afganistan ka shkarkuar 1.895 nëpunës që janë anëtarë të lëvizjes, transmeton Anadolu Agency.
Zëdhënësi i administratës së përkohshme të talebanëve në Afganistan, Inamullah Samangani tha se po vazhdon procesi i shkarkimit të anëtarëve që kanë abuzuar me pozitat e tyre dhe njollosur emrin e lëvizjes talebane.
“Tani kemi shkarkuar 1.895 anëtarë nga pozitat e tyre. Në mesin e të shkarkuarve janë udhëheqës talebanë në disa provinca. Ata tashmë janë në paraburgim ose janë nën hetim”, tha Samangani.
Procesi i hetimit të anëtarëve të korruptuar talebanë udhëhiqet nga një zyrë e quajtur Komisioni për Pastrimin e radhëve të saj. Trupi u formua menjëherë pasi u formua qeveria e përkohshme talebane më 7 shtator.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele