Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtat dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas rikthimit të reduktimeve të energjisë elektrike.
Ata këtë e kanë quajtur mashtrim të paskrupullt të qytetarëve të Kosovës.
“Si ndodhi që në të njëjtën kohë ka prishje të mëdha në trafot si dhe ku e gjetën kohën kur në acarin më të madh këtë vit të punojnë në riparimin e rrjetit?! Përveç se në mënyrë të pamoralshme po na i zbrazin xhepat për fatura të fryera si dhe për të blerë ilaçe nga ftohjet dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore shkaku se nuk po kemi mundësi “ ta shfrytëzojmë komoditetin e nxemjes, me paratë tona ndonës thuaja 100% të konsumatorëve janë pagues të rregullt të faturave “, nga ata që kanë përgjegjësi konkrete po dërgohen këshilla moralizuese për veprime krejtësisht të pamoralshme”, thuhet në reagim.
KMDLNJ gjithashtu pati propozuar që në afat gjashtë mujor t’u ndahen nga 100 euro për pensionistët me pensione sociale, e tani e ka ripërsëritur këtë kërkesë.
“Me përkeqësimin e situatës, energjetike dhe shëndetësore, KMDLNj e ripërsëritë kërkesën që për 5 muajt e ardhsëm, pensionistët me pension social (sipas moshës) dhe ata nga skema sociale duhet të përfitojnë nga 150 euro shtesë që, për një qeveri që ka zhvillim ekonomik prej 9.9% nuk paraqet asnjë problem”.
Ata thanë se qeveria s’guxon të investojë në socializimin e humbjeve të kusarëve të KESCO për faktin që sipas tyre e kanë gërryer deri në asht konsumatorin e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës duhet të mbikëqyrë institucionet që e zbatojnë orarin e reduktimeve dhe të ndëshkojë shpërdoruesit e kësaj detyre që , nga aspekti i të drejtave të njeriut është jashtëzakonisht diskriminues; në lokacione të caktuara nuk ka fare reduktime kurse në të tjerat janë 6 e më shumë orë”, thanë ata.
Tutje, KMDLNj kërkon që të bëhen të gjitha veprimet dhe të ndërrohet operatori që sipas tyre i ka shkaktuar aq shumë dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe kusarët e KESCO , bashkë me këta të ZRRE–së duhet të paditen për trajtim të konsumatorëve në baza raciste./arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...