Me propozim të mazhorancës, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përfshirë edhe 12 projektligje për lexim të dytë në agjendën e seancës së sotme plenare.
Kundër këtij vendimi ishin partitë opozitare.
Por shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se projektligjet kanë kaluar gjitha procedurat ligjore në Kuvend për të ardhur në seancë plenare.
“Mocioni ynë ka të bëjë me përfshirjen e agjendës së ditës së sotme projektligje që janë të gatshme dhe kanë kaluar procedurat dhe raportet që kanë ardh në seancë, janë projektligje në lexim të dytë. Tri projektligje kanë ardh nga komisioni për ekonomi, tetë projektligje nga komisioni për shëndetësi dhe një nga komisioni për mjedis”, tha ajo.
Ndonëse opozita ishte kundër, në ndihmë pushtetit për përfshirjen e këtyre projektligjeve në rend të ditës i dhanë edhe deputetët e Listës Serbe./arbresh.info/
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...