Google ADS

U zhduk pasi u kthye nga Gjermania, në kërkim të trupit të Mirjeta Zekës

11:17 | 24 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe policia kanë filluar sërish kërkimet për trupin e zhdukur të Mirjeta Zeka-Shabanit, e cila është zhdukur që nga 31 Marsi i vitit 2019.

Ekipet po bëjnë kërkime në lumin Sitnica, njofton Klankosova.tv.

Mirjeta Zeka Shabani u zhduk në ditën e fundit të qëndrimit të saj në Kosovë, pasi ajo jetonte në Gjermani. Që nga ajo kohë, dyshimet për zhdukjen e saj janë përqendruar tek burri i saj.

Kërkime janë bërë edhe në Tetor të vitit të kaluar, pasi që dyshohej se trupi i saj gjendet afër lumit Ibër, por që nuk është hasur në vendndodhjen e viktimës./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme