Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për 9 mujorin e marrjes së detyrës së shefit të qeverisë, duke thënë se si qeveri, nuk harrojnë dot qëllimin e rrugëtimit që kanë filluar nga 14 shkurti, për, siç ka thënë ai, ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë.
“Po përfundon një vit sfidues për të gjithë ne. Pandemia ka rënduar mbi supet e secilit prej nesh. E derisa mbyllim këtë vit me shumë arritje në shumë sektor, kujtojmë që për shumë qytetarë të cilët me dekada janë harruar nga politika, jeta mbetet ende e vështirë. Prandaj edhe nuk harrojmë dot arsyen se përse ne jemi këtu”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike globale, do të bëjmë gjithë çka mundemi e krejt çka dimë të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj”.
“Një vit i ri e një dekadë e re shtrihet para nesh. Le të shtyjmë vetën përpara duke u bërë shembull për fëmijët tanë. Qeveria që kemi zgjedhur nuk heq dorë nga suksesi. Unë nuk heq dorë nga ndryshimi të cilin e kemi filluar”, u shpreh kryeministri.
“E ardhmja jonë është e ndritshme e rrugëtimi ynë është i përbashkët”, përfundoi Kurti.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve