Google ADS

Arrestohet algjeriani në Prishtinë, vodhi një orë dore në një lokal

09:44 | 24 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Është arrestuar një algjerian në Prishtinë, pasi dyshohet së vodhi një orë dore në një lokal.

Sipas raportit të policisë, ora ishte me vlerë 160 euro, përcjell Klankosova.tv.

“Më 23.12.2021 si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar i dyshuari mashkull Algjerian shtetas i Algjerisë, nën dyshimin se i njëjti në një lokal ka arritur të vjedh një orë dore në vlerë 160 €”, thuhet në raport.

Tutje, aty thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme