Turqia dhe Katari ranë dakord që dy vendet të menaxhojnë në partneritet Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike që kanë folur për gazetarin e AA-së kanë theksuar se mes delegacioneve të Katarit dhe Turqisë janë zhvilluar bisedime të ndryshme lidhur me menaxhimin e aeroportit nën partneritetin e dy vendeve.
Mes kompanive turke dhe atyre të Katarit është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në drejtim të këtij qëllimi dhe në bazën e partneritetit të barabartë, shprehën burimet duke informuar se marrëveshja e partneritetit në fjalë është bërë gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në Doha më 7 dhjetor për takimin e 7-të të Komitetit strategjik Turqi-Katar.
Si rezultat i marrëveshjes së arritur së fundmi më 7 dhjetor thuhet se një delegacion teknik nga Turqia mbërriti në Doha për të formuar koordinimin me palën e Katarit.
Pas bisedimeve në Doha delegacioni i përbashkët i përbërë nga zyrtarë të Turqisë dhe Katarit sot do të mbërrijë në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit për të biseduar me autoritetet e Qeverisë së Përkohshme të Afganistanit lidhur me marrëveshjen për menaxhimin e aeroportit dhe do të marrin informacione rreth kërkesave dhe pritshmërive të Afganistanit.
Delegacioni turko-katarian pritet të vlerësojë situatën pas takimit me palën afgane. Ndërkohë nga Turqia dhe Katari nuk është bërë ende një deklaratë zyrtare lidhur me çështjen.
Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul zë një vend të rëndësishëm në aspektin se është lidhje kryesore ajrore për Afganistanin i cili është një nga vendet që nuk ka dalje në det.
Talebanët me sulme të ashpra dhe në mënyrë të njëkohshme që nga qershori morën nën kontroll shumë rajone në Afganistan dhe më pas në muajin gusht morën me shpejtësi nën kontroll edhe qendrat e provincave.
Me largimin e presidentit Ashraf Ghani nga vendi dhe largimin e forcave të qeverisë nga kryeqyteti, talebanët siguruan kontrollin në vend duke marrë presidencën dhe ndërtesat publike më 15 gusht.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...