Avokati, Besnik Berisha, tha se emri i tij është halë në sy për ministren dhe zëvendësministrin, duke iu referuar dikasterit të Mbrojtjes.
Ai, i ftuar në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës i quajti ata të paditur nga shkollimi e menaxhimi.
“Më vjen keq që në rastin konkret Qeveria ka vendos që të anulojë vendime të Odës duke mendu që po e penalizon Besnik Berishën, por në rastin konkret as nuk e ka penalizu Besnik Berishën as nuk i ka anuluar vendimet e Besnik Berishës. Njësoj kanë vepru edhe në Kuvend kur kanë shku e kanë sillë e kanë pështillë dhe prap kanë dalë të emri i Besnik Berishës,” u shpreh Berisha
Kurse vendimin e Qeverisë për të ndaluar ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Odës së Avokatëve të Kosovës për rastin e Shaban Gogajt e quajti skandaloz dhe politik. Ai thotë se kjo po ndodhë se ai kurrë nuk e ka pranuar, siç e ka quajtur, enverizmin dhe komunizmin tyre.
“Oda në rastin konkret ka mbrojt integritetin e avokatit, ka vendosë një standard ku e ka trajtuar veten përballë ligjit të barabartë, ashtu siç na trajton edhe kushtetuta. Ne nuk kemi hy për të sfiduar, unë jo aspak, por besoj as Oda, edhe pse nuk do të flas në emër të Odës, sepse nuk kam të drejtë, janë organet e saj ato që flasin, por ne kemi hy për të kundërshtuar kundërligjshëmrinë, vendimin skandaloz të një trupi gjykues.”
Tutje ai deklaroi se vendimi është turpi më i madh i Qeverisë, të cilin siç tha edhe një student i juridikut po ta kishte shkruar, do ta kishte marrë notën 6.
Rasti ku Gogaj akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, është bllokuar, pas përjashtimit të Besnik Berishës, që ishte avokat i Gogajt. Oda e Avokatëve më pas vendosi që të mos dërgojë avokat tjetër mbrojtës për të pandehurin Gogaj dhe kështu dështuan disa seanca.
Ministria e Drejtësisë para pak ditësh ka proceduar në Qeveri kërkesën që në mbledhjen e radhës të vendoset për ndalimin e ekzekutimit të vendimeve të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor