Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria Kurti ka shumicë stabile në Kuvendin e Kosovës dhe duhet ta shtyjë para mandatin.
Ai në “Debat Plus” thotë se edhe vet LDK ka gabuar dikur që ka mbështetur zgjedhjet e jashtëzakonshme në mes mandati.
“Nuk duhet me iu përngjasua partive politike që kanë shkarku veten dhe kanë programu zgjedhje të jashtëzakonshme, ku përfshihet edhe roli ynë. E ke marrë mandatin, shtyje atë. Dëshmonu me qeverisje të mirë në këtë vend”, deklaroi Haziri pasi u pyet nëse LDK është për zgjedhje në pranverë.
Haziri thotë se në qeveri kur shfaqen problemet “nuk mund të gjesh derën” për të ikur por sipas tij kjo nuk është zgjedhje.
“Zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe jostabiliteti politik nuk janë zgjidhje për problemet në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se diaspora po e mban balancën sociale në Kosovë, pasi sipas tij ndryshe do të kishte shpërthime sociale.
Haziri thotë se në një shtet si Kosova nuk ka rehati në qeverisje, por sipas tij është gabim të mendohet se zgjedhjet janë zgjedhje për këto probleme.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...