Google ADS

Reagon ish-shefi i KEK-ut për situatën me energji elektrike: Na morët në qafë o burra

22:00 | 23 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaqi ka reaguar në lidhje me situatën e energjisë elektrike në vend.

Thaqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se janë drejtorat ata të cilët e kanë sjell vendin në këtë gjendje, transmeton arbresh.info

Ai ka thënë se KEK ka shumë punëtor të zot e eksperta, mirëpo i duhet përkrahja dhe motivi.

Postimi i tij i plotë:

Nuk mbahet KEK me pensionista te deshtuar.

Me drejtora qe shesin autoritet tek punetoret e gjujnezohen para pushtetareve.

Me servila qe i jane zvarritur secilit politikan e parti politike qe ka qene ne pushtet.

KEK ka shume eksperta te zot e puntore te vyshem, vetem duhet me i perkrah dhe me ju dha motive.

Na moret ne qafe o burra!

Të ngjashme