Bordi i Premierligës, të enjten ka aprovuar kërkesën e skuadrave për të shtyre dy ndeshjet.
Ndeshja Liveprool-Leeds United dhe Wolves-Watford do të luheshin të dielën në ora 13:30 por tashmë është marrë vendimi për t’i shtyrë ato.
Në një deklaratë të Premier League thuhej: “Pas kërkesave për shtyrje nga Leeds United dhe Ëatford FC si rezultat i COVID-19, bordi i Premierligës u mblodh këtë mëngjes dhe me keqardhje ra dakord të anulonte ndeshjet e Boxing Day të dy klubeve të prekura. Dy ndeshjet janë Wolverhampton Wanderers kundër Watford FC dhe Liverpool FC kundër Leeds United, të dyja do të luhen të dielën në orën 12:30.
“Bordi sot ishte në gjendje të merrte vendimet e tij përpara Boxing Day për t’u dhënë qartësi klubeve dhe mbështetësve të tyre. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe përçarjen e shkaktuar në planet festive të atyre tifozëve”, është thënë ndër të tjerash në komunikatën e faqes zyrtare të Premier Ligës. /arbresh.info/
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...