Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson, do të mungojë në udhëtim në “Stamford Bridge” më 2 janar, pasi ndeshje e “Boxing Day” kundër Leeds United u shty.
Në ndeshjen e fundit të Reds në Premier League kundër Spurs të dielën e kaluar, skocezi mori një karton të kuq dhe një dënim me tre ndeshje për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Emerson Royal.
Pranda, numri 26 i Liverpoolit mungonte për ndeshjen e Kupës EFL të së mërkurës kundër Leicester Cityt në “Anfield” dhe ishte vendosur të përfundonte pezullimin duke munguar në ndeshjet kundër lojtarëve të Marcelo Bielsas.
Klubi nga Yorkshire ka një numër rastesh pozitive me Covid-19 në skuadrën e tyre që do të thotë se Premier League ka vendosur të anulojë lojën që do të thotë se ndalimi i Robertson tani do të kalojë në ndeshjen tjetër që është udhëtimi për t’u përballur me Blutë e Thomas Tuchel.
Chelsea është në vendin e tretë, tre pikë prapa skuadrës së Jurgen Klopp, kështu që ndeshje është me të vërtetë e madhe./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...