Sasho Mijallkov kërkon të lirohet nga paraburgimi përmes një ankese në Gjykatën e Apelit.
Ankesa vjen si pasojë për shkak Gjykata e Apelit dje e liroi nga paraburgimi për një rast, ndërsa disa orë më vonë, Gjykata e nivelit të parë i caktoi 30 ditë paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno” ku është i dënuar.
Avokati i Mijallkov, Petar Vasilev i cili përfaqëson atë thekson se klienti i tij nuk është marrë në pyetje për t’u deklaruar për paraburgimin e propozuar dhe se propozimi ka qenë i pabazuar dhe i panevojshëm.
“Në këtë kontekst, krijohet praktikë joligjore. Nuk ka mundësi qëndrimi i një gjykate më të lartë mos vlerësohet nga një gjykatë e nivelit më të vogël. Kjo është në kundërshtim me Konventën për të drejtat e njeriut. Do të ndërmarrin të gjitha masat juridike që ta çojmë punën deri në fund”, tha Vasilev.
Avokati Xvonko Davidoviq thotë se ndaj Mijallkovit është marrë garancioni, paraqitja në gjykatë dhe dokumenti i udhëtimit./Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua