Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar mbi 100 mijë raste të infektuara me COVID-19 në 24 orë, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Por pavarësisht rritjes së rasteve, Boris Johnson ka deklaruar se nuk do të vendosë kufizime të reja përpara Krishtlindjeve.
Shumica e rasteve të raportuara janë me variantin Omicron. Studimet paraprake nga Skocia dhe Afrika e Jugut duket se tregojnë se Omicron mund të jetë më i butë se variantet e tjera, me më pak njerëz që kanë nevojë të shtrohen në spital.
Një analizë e veçantë e Omicron nga Imperial College London sugjeron se mutacionet e kanë bërë Omicron më të butë se Delta. Numri i viktimave për shkak të variatit Omicron në Angli është rritur në 18, ndërsa numri i shtrimeve në spital është rritur në 195, sipas të dhënave të autoritetit shëndetësor.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 11,647,473 raste dhe 147,573 viktima nga fillimi i pandemisë.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...