Tashmë është pjesë e Manchester City, por sezone më parë, në vitin 2015-2017 Bernardo Silva aktivizohej në Francë me skuadrën e Monacos, ekip që në përbërje kishte elementë të rëndësishëm ndërsa në organikën e tyre spikaste një talent si Kylian Mbappe.
Në atë kohë, francezi ishte vetëm 16-vjeç, mirëpo Bernardo Silva thekson se dallohej lehtësisht kualiteti i sulmuesit ndërsa shprehet se Mbappe me mënyrën që i sulmonte mbrojtësit i “vriste”, duke shfrytëzuar edhe shpejtësinë që e karakterizonte.
“E dija prej fillimit që Mbappe ishte i veçantë sepse normalisht kur je vetëm 16-vjeç, ke frikë nga kundërshtarët të cilët janë më të mëdhenj.
“Por, Mbappe i shkonte përballë mbrojtësave dhe thjesht i ‘vriste’ ata”, tregon Silva.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...