Google ADS

U prezantua rrejshëm si polic dhe ngacmoi një femër, arrestohet i dyshuari

09:57 | 23 Dhjetor 2021
A. B.

Dje në Prishtinë është arrestuar një person i cili dyshohet se është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, dhe në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe shqetësuar një femër.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur me 22 dhjetor rreth orës 21 e 30 minuta, shkruan arbresh.info

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Prishtinë 22.12.2021 -21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe shqetësuar viktimen femer kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raport. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme