Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin “ClikPlus” në “TV21” duke folur për kontestin me Bullgarinë, sqaroi se në deklaratën e thënë kohë më parë, ku thotë se “çështja me Bullgarinë nuk duhet të shndërrohet në konflikt të ngrirë”, nuk ka menduar se moszgjidhja e të njëjtit kontest do të thotë destabilizim të vendit.
Osmani theksoi se qëllimi i deklaratës është të dërgohet porosi deri te Sofja, Brukseli dhe Shkupi.
“Në asnjë moment nuk duhet të ulet trysnia në Sofje, në Bruksel dhe këtu në Shkup për zgjidhjen e kësaj çështje”, tha Osmani.
Osmani komentoi edhe propozimin e kryeministrit Bullgar Petkov.
“Unë konsiderojë se atë çfarë e inicion Petkov është kthim në dokumentin thelbësor që është në konferencën e ndërqeveritare.
Ka pasur një takim deri më tani për Komisionin ndërqeveritar, kurse sipas Marrëveshjen njëherë në vit duhet të takohen ministrat e kulturës, arsimit…”, tha Osmani.
Ministri i Jashtëm komentoi edhe deklaratën e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski për kontestin me Bullgarinë, ku shtoi se deklarata nuk duhet të shihet nga këndvështrimi se ai është kundër qasjes së qeverisë ndaj kontestit, por se motivon qytetarët se gjuha dhe identitetit nuk duhet të jetë pjesë e negocimit.
“Pendarovski, edhe pse në këndvështrimin e parë duket se është kundër kësaj qasje, sërish nëse ai shihet në tjetër këndvështrim, nënkupton inkurajim të qytetarëve se do të ketë zgjidhje për këtë kontest dhe se nuk do të ketë destabilizim të vendit nëse nuk zgjidhet ky kontest”, tha Osmani.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”