Me sa duket koha e Mauricio Pochettinos te Paris Saint-Germain duhet të marrë fund. Është koha që ish-lojtari dhe trajneri aktual i PSG-së të largohet nga kryeqyteti francez pasi gjërat thjeshtë nuk kanë funksionuar nën drejtimin e tij.
Nëse do të shikonit renditjen, do të mendonit se gjithçka është mirë në PSG. Klubi është i qetë në vendin e parë në Ligue 1, ende në Coupe de France dhe ka kaluar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, duke përfunduar menjëherë pas Manchester Cityt në Grupin A. megjithatë, ata që i shikojnë ndeshjet do të tregojnë shumë “përralla të ndryshme”.
Pothuajse çdo ndeshje e PSG-së këtë sezon ka qenë një punë e përditshme për t’u parë. Mosbalancimi i skuadrës ka rezultuar në një ekip që nuk mund të krijojë raste të qëndrueshme për shënimin e golit dhe në vend të kësaj, mbështetet në shkëlqimin individual të Kylian Mbappes.
Mesfusha është fajtori kryesor. Marco Verrati është një nga më të mirët në botë, megjithatë, ai lëndohet shpesh, madje edhe kur është në fushë, nuk mund t’i bëjë të gjitha. Ai ka nevojë për ndihmë dhe ndërkohë që PSG bëri disa nënshkrime verën e kaluar, ata e “injoruan” mesfushën.
The actual football has been less glamorous. Pochettino’s game plans have been confusing, abundance of absentees, delays with Messi, Ramos situation & Neymar injury. Still, comfortably leading Ligue 1, qualified for UCL knockouts. Individual brilliance has gotten us this far. pic.twitter.com/0gsT2lKpiJ
— PSG Fan Club Helsinki (@PSGHelsinki) December 22, 2021
Pochettino mund të ndihmojë në mbulimin e mangësive në mesfushë duke luajtur Marquinhos, Presnel Kimpembe dhe Sergio Ramos në mbrojtje, kurse Nuno Mendes dhe Achraf Hakimi si mbrojtës të krahut të majtë, respektivisht të djathtë. Verrati dhe Idissa Gueye ose Leandro Paredes mund të menaxheojnë mesfushën me Lionel Messin, Neymar dhe Mbappen që drejtojnë sulmin. E thënë thjeshtë, nëse mesfusha është dobësia më e madhe, mbështetuni në atë që e bën skuadrën të fortë, që do të ishin pozicionet e sulmit dhe mbrojtësit e krahut.
Menaxheri gjithashtu ka dështuar t’u jap të rinjëve si Xavi Simons një shans për të luajtur minuta në ekipin e aprë këtë sezon deri vonë. 18-vjeçari është i dëshpëruar për të luajtur dhe sigurisht që d të shtonte pas kreativitet në mesfushë, po Pochettino duket ngurrues deri tani.
Nga gabimet teknike e deri te paaftësia e tij për të identifikuar talentin brenda radhëve të të rinjëve, Pochettino e ka kthyer bazën e tifozëve kundër tij dhe është e vështirë të gjesh një mbështetës tani që mendon se e Meriton për përfundojë sezonin.
Pothuajse para një viti, PSG shkarkoi Thomas Tuchel në favor të Pochettinos dhe gjermanii vazhdoi duke fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean. Nëse PSG do të shkarkojë Pochettinon, ata duhet të marrin një menaxher që ka një rezyme për të komanduar një dhomë zhveshjeje plot me yje të mëdhenjë të futbollit botëror. Ata nuk mund të sjellin një menaxher të ardhshmëm me “potencial”. Siç qëndrojnë gjërat, kandidati “perfekt” është i disponueshëm.
Zinedine Zidane ka kredencialet si lojtar dhe menaxher që edhe Messi t’i kushtojë vëmendje gjatë një séance stërvitore në një mëngjes të ftoftë. Për të mos përmendur që Zidane është një legjendë dhe dikush që Mbappe e admiron me padyshim. Por, a do të dojë ish-trajneri i Real Madrid të marrë drejtimin e PSG-së.
Paris Saint-Germain director Leonardo: “We never contacted Zinedine Zidane or any other coach. Also before Pochettino joined as new manager, we never opened any talk to appoint Zidane”, he told Europe 1. ?? #PSG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 20, 2021
Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Fakti që Zidane vjen nga gjërat e Marseille paksa. Parisi dhe Marseille janë rivalë të hidhur dhe Zidane duke marrë këtë detyrë ka të ngjarë ta kthejë qytetin e tij kundër tij, për të mos përmendur që shumë në Paris do ta kthejnë hundën edhe ndaj tij.
Le të themi se Zidane mund të lundrojë nëpër ata pjesë të dramës vendase. Më pas vjen fakti që menjëherë pas marrjes së detyrës, ai do të duhet të përballet me ish-klubin e tij, Real Madrid, në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht se si u ndje për klubin kur u largua, ai është një legjendë atje dhe ai mund të mos dëshirojë që testi i tij i parë i madh si trajneri i PSG-së të jetë kundër “Los Blancos”.
Megjithatë, ka disa gjëra pozitive. Së pari, Zidane do të hynte në një rol ku do të ishte në krye të një ekipi të ndërtuar për të fituar tani. Ai ka fuqinë për të bindur Leonardon, drejtorin sportive të PSG-së, të nënshkruajë me një mesfushor në janar dhe njohuritë taktike për t’i bashkuar të gjitha dhe për të bërë një ecuri të thellë në Ligën e Kampionëve.
Në PSG, Zidane do të kishte mundësinë të punonte me Messin dhe Neymarin, por është Mbappe ai që përfundimisht mund ta bindë Zidane të marrë drejtimin e “Parc des Princes”.
Zidane është në rekord duke pretenduar se ishte “i dashuruar” me Mbappen kur ia ishte në Real Madrid. Ne të gjithë e dimë për spekulimet e transferimeve në lidhje me fenomenin francez që do të shkojë në stadiumin “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme, por tani për tani, ai është një lojtar i PSG-së dhe kjo mund të jetë e vetmja mundësi e Zidane për të menaxhuar një lojtar që e admiron aq shumë. Kush e di, ndoshta gjërat shkojnë aq mirë sa Mbappe nënshkruan një zgjatje për të qëndruar në Paris për t’u menaxhuar nga Zidane. Gjërat të çuditshme kanë ndodhur.
Është një goditje e sigur me siguri, por kush e mendoi që përpara se të hapej afati i transferimeve të verës së kaluar, PSG do të nënshkruante me Messin, Sergio Ramos, Hakimi, Mendes, Geroginio Wijnaldum, Gianluigi Donnarumma? Nëse PSG me të vërtetë dëshiron të ketë “ëndërra më të mëdha”, ata duhet të ofrojnë trajner më të madh dhe me karrierë më të bujshme.
Marrë dhe përkthyer nga “OneFootball”./Arbresh.info
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...