Verën e kaluar, mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ishte shumë i lidhur me një transferim te Barcelona.
Reprezentuesi spanjoll kishte rënë pas John Stones dhe Ruben Dias në rendin e duhur të gjërave në Etihad Stadium dhe besohej se ishte i etur për një largim. Dhe, Barça e cila po kërkonte në mërkato për një qendërmbrojtës, kishte interes të fortë për të.
Megjithatë, një lëvizje nuk u realizua për shkak të situatës fiananciare të klubit dhe 27-vjeçari përfundoi duke qëndruar me kampionët e Premier League. Pasi qëndroi në Manchester, Laporte ka shijuar një kthesë të fatit, duke e zhvendosur Stones nga formacioni për t’u bërë partneri i rregullt i Ruben Dias në mbrojtje.
Ish-ylli i Athletic Bilbao ka bërë një punë solide, duke ndihmuar Cityn të jetë në krye të tabelës në Premier League me rekordin më të mirë të mbrojtjes në kompeticion.
Sipas, “El Nacional” tani raportohet se interesi i Barcelonës për Laporten nuk është zhdukur plotësisht.
Në vend të kësaj, besohet se menaxheri, Xavi Hernandez është një admirues i madh i aftësive të 27-vjeçarit dhe do ta mirëpriste atë në skuadër verën e ardhshme nëse paraqitet një mundësi.
Nga ana tjetër, raportohet se mbrojtësi është mirënjohuës ndaj Xavit dhe Blaugranëve për interesimin dhe besimin në aftësitë e tij, por e sheh të ardhmen në “Etihad Stadium”.
Ndërsa një lëvizje për Laporte mund të mos realizohet, Barça është e vendosur të sulmojë me sukses Manchester Cityn për Ferran Torres, me spanjollin që pritet të përfundojë një transferim në Camp Nous së shpejti./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...