Mjekët dhe infermierët janë kategoria që më së shumti kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit. Pesë vitet e fundit rreth 3 mijë mjekë shqiptarë dhe mbi 2 mijë infermierë, sipas urdhrit të infermierit kanë marrë vërtetimin për tu larguar nga vendi.
Por të dhënat nga shoqata e infermierëve janë shumë më të larta. Ata flasin për jë shifër prej 7000 të larguarish vetëm nga radhët e infermierëve.
Një pjesë e konsiderueshme me eksperiencë disa vjecare, madje edhe në QSUT.
Kjo ka sjellë braktisjen e vendit nga stafet mjekësore dhe rrudhjen drastike të këtij shërbimi aq të rëndësishëm. Aktualisht, numri i mjekëve, infermierëve dhe mamive për 100.000 banorë në Shqipëri, është shumë më i ulët se mesatarja e vendeve të BE -së, por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Madje ky numër ka ardhur duke u zvogëluar.
Në vitin 2000, Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018, ky tregues ra në 110 mjekë. Si pasojë e kësaj braktisje masive në vendin tonë ka kohë që është ngritur edhe një tjetër alarm: në Shqipëri po mbeten pjesa më e dobët e mjekëve dhe infermierëve, që nuk do të dinë të japin një shërbim cilësor.
Këtë e vërteton edhe mesatarja me të cilën, këtë vit janë pranuar studentët e mjekësisë të nisin specializimet. Nëse deri para 10 vitesh askush nuk mund të futej në specializime, me një mesatare më të vogël se 8.5 të shkollës së lartë, këtë vit mesatarja e mjekëve specializantë, pra që do të kujdesen për shëndetin tone, u ul deri në 5, madje sërish mbetën kuota të paplotësuara./tch/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...