Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, në emisionin DPT te Fidani në t7, ka thënë se qytetarët e kanë parë se nuk ka ndonjë dallim tek Qeveria Kurti krahasuar me qeveritë paraprake. Gjithashtu, Gashi tha se 250 mijë votues janë larguar nga VV-ja.
Shefi i LDK-së në Kuvend tha se qeveria deri tash ka bërë veprime që i kanë bërë edhe qeveritë paraprake, andej votuesit e VV-së janë larguar nga kjo parti.
“Qeveria ka bërë veprime që i kanë bërë qeveritë paraprake. Qytetarët e panë se nuk ka dallim, diçka të veçantë dhe 250 mijë vetë u tërhoqën si votues të VV-së”, është shprehur Gashi.
“Janë munduar në disa aspekte, por mendoj se e kanë mbingarkuar kërkesën për me bo diçka”, ka thënë Gashi.
Tutje, Gashi tha se të tria partitë, PDK-LDK-VV, ka në një diferencë të ngushtë në përqindje të votave.
“Dallimi i madh ka ndodhur në shkurt ku ne kemi ra, e VV-ja ka bërë shkëputje. Tash VV-ja është shumë më poshtë, pothuajse përgjysmë”, është shprehur Gashi.
“LDK-ja është diku tek 23-24-25%. Është e pamjaftueshme që LDK-ja me fitu me këtë rezultat, duhet me ndryshuar”, ka thënë Gashi.
“VV-ja vazhdon me qenë e para, por me diferencë të ulët 30-32%. Ky është moment paqeje, mundet të thellohet dhe të ngushtohet si diferencë”, tha Gashi.
“Jemi brenda një zonë ku mund ta konkurrojmë njëra-tjetrën. Pak a shumë jemi tri parti të barabarta, LDK-PDK-VV, me një diferencë të ngushtë”, shtoi Gashi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...