Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vaksina vendase TURKOVAC kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka marrë miratim për përdorim emergjent, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nga sot jemi bërë një nga 9 vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19”, tha ministri Koca, duke shtuar se nga java e ardhshme vendi do të kalojë në përdorim të gjerë.
Në adresimin në hapësirën e organizuar industriale në qytetin Şanlıurfa, ku përmes video-lidhjes mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ministri Koca tha se është i kënaqur që po jep lajmin e mirë të cilin populli e priste.
“Që nga sot kemi filluar prodhimin. I nderuar president sot ndodhemi në Şanlıurfa, në një prej qendrave tona ku bëhet prodhimi. Kemi një vaksinë që është zhvilluar 100 për qind vendase nga shkencëtarët tanë turq. Në këtë mënyrë nga sot jemi bërë një nga nëntë vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19”, tha ministri Koca.
Ai shtoi se aktualisht ndodhen në në pikën e mbushjes, etiketimit dhe ambalazhimit, ku edhe ka filluar edhe prodhimi.
“I nderuar president ashtu siç e keni theksuar dhe ju, miratimi për përdorim emergjent dhe prodhimi i TURKOVAC ka filluar pa mbaruar viti. Ky sukses është sukses i të gjithë popullit tonë nën drejtimin tuaj”, u shpreh Koca.
Erdoğan: Do të ndiejmë kënaqësi që vaksinën tonë ta ndajmë me gjithë njerëzimin
Lidhur me prodhimin e vaksinës TURKOVAC, presidenti Erdoğan tha se “do të ndiejmë kënaqësi që vaksinën tonë ta ndajmë me gjithë njerëzimin”.
Ai tërhoqi vëmendjen në rëndësinë për prodhimin e vaksinës në Turqi, masa më e mirë ndaj pandemisë së COVID-19 që ka kapluar botën që dy vite.
“Vaksina jonë TURKOVAC është një simbol i përpjekjeve tona për të mbrojtur popullin tonë nga pandemia në mënyrën më efektive”, u shpreh ai.
Erdoğan kujtoi se gjatë pandemisë kanë shpërndarë me 160 vende dhe 12 institucione ndërkombëtare mjetet mjekësore, përfshirë edhe maskat.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe i kanë ndarë me vendet mike edhe vaksinat që i kanë marrë nga vendet tjera, në raste të nevojës emergjente. “Me prodhimin e TURKOVAC do të ndiejmë kënaqësi që vaksinën tonë ta ndajmë me gjithë njerëzimin”, tha Erdoğan.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...