Cardi B nuk kurseu asnjë shpenzim për ditëlindjen e 30-të të bashkëshortit të saj, Offset.
Krijuesja e hitit “Money”, 29-vjeçe ka zbuluar në një postim në InstaStory se i ka dhuruar reperit të “Migos” një çek të madh prej dy milionë dollarësh.
“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo sipër videos.
Offset u shfaq shumë i lumtur në videoduke buzëqeshur dhe kërcyer teksa mbante çekun.
Në një video të shpërndarë në mediet sociale, ajo ndau se dhuroi shumën e madhe të parave sepse e dinte që Offset ka ‘shumë sipërmarrje biznesi’ në 2022.
Sipas CelebrityNetWorth.com, pasuria neto e Cardi B është afërsisht 40 milionë dollarë.
Ylli amerikan, e cila ndan vajzën trevjeçare Kulture dhe një djalë tre muajsh me reperin “Bad and Boujee”, shkroi në Instagram javën e kaluar: “Gëzuar ditëlindjen për burrin dhe mikun tim më të mirë”.
“Të dua shumë dhe jam shumë krenare për ty”, shtoi ajo. “Kemi kapërcyer shumë gjëra bashkë. E dua njeriun që po bëhesh dhe babanë që je”.
Reperja e “WAP” vazhdoi: “Faleminderit që keni qenë gjithmonë pranë meje, që jeni një besimtar dhe këshilltar i madh.. Jam shumë me fat që të kam ty partner. Ju keni kaq shumë projekte dhe biznese që po drejtoni e menaxhoni, por më keni ndihmuar aq shumë në këtë rrugëtim me dy fëmijët tonë”.
Çifti janë të martuar që nga shtatori i vitit 2017. Ata kurorëzuan dashurinë në një ceremoni private dhe nuk e zbuluan lajmin për martesën e tyre deri rreth një vit më vonë, transmeton telegrafi
Megjithatë, ata kanë qenë të përfshirë në disa probleme për shkak të akuzave për tradhti nga ana e Offset. Artistja madje bëri një kërkesë për divorc në shtator të vitit 2020.
E njëjta më pas ndryshoi mendim dhe bëri kërkesë për ta larguar kërkesën për divorc në nëntor të po atij viti.
View this post on Instagram
Mbijetuesja e Masakrës së Tulsas, voton për Kamala Harris
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri