Konsulltimi me qytetarët për vendime të rëdësishme, Rama: Nesër vendosim në Qeveri

21:31 | 22 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri Edi Rama njofton se vendimet e rëndësishme që do të ndërmarrë qeveria duke filluar nga viti 2022, do të bëhen në konsultim me qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri bën me dije se nesër do të vendoset në qeveri për Konsultimin e madh Kombëtar.

“Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!

Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike“.

Sa i përket situatës në Partinë Demokratike, Edi Rama shprehet se nuk do të komentojë lidhur me këtë rast.

S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. /tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme