Qeveria angleze vendos rregulla të reja për karantinimin e lojtarëve të Premier League

20:47 | 22 Dhjetor 2021
KRG

Premier League është përfshirë nga një valë e gjerë infektimesh si pasojë e variantit të ri të COVID, Omicron.

10 ndeshje janë anuluar në 10 ditët e fundit në elitën e futbollit anglez, teksa klubet në total kanë raportuar 90 lojtarë të infektuar.

Mirëpo, një lajm i mirë ka ardhur së fundmi si pasojë e një vendimi të qeverisë britanike, e cila ka vendosur të shkurtojë ditët e karantinës për personat e infektuar.

Kështu, nëse më parë një person i testuar me COVID duhej të qëndronte i izoluar për 10 ditë, tashmë do të mjaftojnë 7 ditë për t’iu rikthyer sërish jetës normale.

Kështu, shumë trajnerë do të mund të mbeshteten te një organikë më e gjerë për kalendarin e ngjeshur të fundvitit, teksa nga një vëzhgim rezulton se Chelsea, Manchester United, Arsenal apo edhe Everton do të kenë në dispozicion për ndeshjet e datës 26 dhjetor elementë të vyer.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme