Hyrja në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

20:48 | 22 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Më afrimin e festave të fundvitit, numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është rritur.

Kjo ka bërë që të ketë edhe kolona për të hyrë në Kosovë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, gjendja në pikë kalimet kufitare për hyrje në Kosovë, në përditësimin pas orës 20:00 ka nisur të rëndohet.

Për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 1 orë e 10 minuta, ndërsa kolonat janë të gjata 250-300 metra.

Situatë e njëjtë është edhe të pika kufitare në Merdare, ku pritjet për të hyrë janë rreth një orë, ndërsa kolonat janë 200-300m./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme