Si pasojë e krizës së energjisë elektrike, KEDS sot ka njoftuar se nga nesër do të kthehen reduktimet e energjisë elektrike.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se ky vendim ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend ditëve të fundit, raporton arbresh.info
“Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
E ky lajm përpos në vendin tonë bëri bujë edhe nëpër mediat e huaja.
Prestigjiozja ‘Reuters’ ka shkruar për njoftimin e KEDS-it, ku bëhet e ditur për reduktimet e energjisë elektrike.
Lajmi nga Reuters:
Kompania kosovare e shpërndarjes së energjisë KEDS tha të mërkurën se do të prezantojë ndërprerjet e energjisë në të gjithë vendin si rezultat i prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë.
Në një komunikatë, KEDS-i tha se dy orë ndërprerje të energjisë elektrike do të prekin të gjithë brenda 24 orëve të ardhshme dhe do të zgjasin deri në njoftimin e dytë, transmeton arbresh.info
“Meqenëse po përballemi me krizën më të rëndë të energjisë elektrike në botë, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, në bazë të ligjeve në fuqi, na ka udhëzuar që të fillojmë me kufizimet e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Kosova mbështetet në prodhimin e energjisë nga termocentralet e saj të vjetëruara me qymyr. Për të përballuar ndërprerjet, shumë biznese dhe familje në të gjithë vendin sollën gjeneratorë portativë të energjisë.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, që sipas kryeministrit Albin Kurti është deri në shtatë herë më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur çmimi i një MW/h ishte rreth 60 euro.
Vendi me 1.8 milionë banorë tani po importon rreth 40 për qind të nevojave të tij për energji elektrike. Konsumi i energjisë është rritur në temperaturat nën zero të dimrit kur shumica e konsumatorëve e përdorin atë për ngrohje./Reuters/arbresh.info/
Lexo edhe:
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale