Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka treguar se menjëherë pas luftës në vitin 1999, kishte organizuar një trajnim në Lugano me specialist të njohur polak për tranzicionin politiko-ekonomik nga komunizmi në rregullimin liberal të shtetit.
Ai thotë se ky seminar ishte organizuar për qeveritarët e asaj kohe, për pjesëmarrjen e të cilëve ishte kujdesur vet.
Në këtë seminar, Pacolli tregon se ishte rekomanduar që privatizimi i ndërmarrjeve në Kosovë të bëhet duke kthyer në funksion objektet, të garantohej punësimi dhe qëndrueshmëria dhe më pas të zgjidhej titullari (pronari) në bazë të aftësive.
Por, sipas tij kjo formë nuk u zbatua dhe po të ndodhte situata në Kosovë sot do të ishte ndryshe.
Postimi i plotë i tij:
Unë gjithëmonë e kam kontestuar mënyrën e privatizimit në Kosovë!
Në vitin 1999, menjëherë pas luftës, organizova një seminar në Lugano me specialist të njohur polak për tranzicionin politiko-ekonomik nga komunizmi në rregullimin liberal të shtetit. Seminari ishte organizuar për qeveritarët e atëhershme të Kosovës për pjesëmarrjen e të cilëve, poashtu une u kujdesa.
U diskutua (bazuar në përvojën e tyre), intensivisht se si duhej të bëhet privatizimi në Kosovë. Rekomandimi ishte që fillimisht të viheshin në funksion objektet, të garantohej punësimi dhe qëndrueshmëria dhe më pas të zgjidhej titullari (pronari) në bazë të aftësive.
Po të ishte ndjekur ajo formë e privatizimit, situata sot në Kosovë do të ishte ndryshe.
Përveç një blerjeje të vetme (të parëndësishme) të bërë rastësisht prej AKP-së, kompanitë e mija pronat nuk i kanë blerë nga AKP por nga palë të treta në të cilat është investuar shumë dhe sot janë fabrikat më moderne në rajon dhe punësojnë mija puntore.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll