Barcelona thuhet se ka hyrë në fazën finale të negociatave për transferimin e sulmuesit Ferran Torres nga Manchester City.
Blaugranasit e kanë bërë të ditur se Torres është prioritet për afatin kalimtar të janarit.
Katalunasit janë duke punuar që të kompletojnë nënshkrimin me Torres dhe shpresojnë që ta realizojnë në afatin dimëror.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave me Man Cityn për nënshkrimin me Torres.
Raportohet se klubi spanjoll është i bindur që do ta kompletojë marrëveshjen me “Qytetarët”, pasi edhe Torres gjithashtu është pajtimit të luajë në “Camp Nou”.
Ndërkohë, Barcelona pritet të shesë dyshen Philippe Coutinho dhe Samuel Umtiti. /lajumi.net/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...