Dy persona nga fshati Nerodime, komuna Ferizaj do të përballen me drejtësinë nën dyshimin e kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve A.H., dhe I.I., nga fshati Nerodime, komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme””, njofton prokurori.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj A.H dhe I.I të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke falsifikuar dokumente dhe duke bërë legalizim të përmbajtjes së rreme, shkruan arbresh.info.
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri A.I., në cilësinë e personit zyrtar- përkatësisht zyrtar i gjendjes civile, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ose për personin tjetër, me dashje ka shkel ligjin lidhur me detyrat apo punësimin e tij, me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, nënparagrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, pandehuri I.I., me dashje ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, e të cilin dokument më pas e ka përdorur me qëllim të krijimit të marrëdhënieve juridike, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK.)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation