Google ADS

320 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

15:09 | 22 Dhjetor 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësi njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.366 teste, ndërsa janë regjistruar 320 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 165, Prilep – 26, Ohër – 18, Kavadar – 16, Manastir – 11, Veles – 10, Kumanovë – 8, Strumicë – 7, Tetovë dhe Resnjë nga 6, Gjevgjeli, Radovish dhe Vallandova nga 5, Kërçovë dhe Koçani nga 4, Shtipi dhe Berova nga 3, Gostivari, Negotino, Kriva Pallanka, Dellçeva, Bogdanci, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica nga 2, Sveti Nikollë, Vinicë, Probishtip dhe Demir Hisar nga 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 persona të vdekur: 3 të vdekur nga Shkupi (56, 64 dhe 80), dy të vdekur nga Kavadari (29 dhe 59), dhe nga një i vdekur nga Velesi (77), Ohri (72) dhe Resnja (72).

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im” janë raportuar edhe 7 persona të tjerë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën nga 14 deri më 19.12.2021. Të vdekurit janë nga Pehçeva (2), Kumanova (1), Ohri (1), Kavadari (1), Sveti Nikolla (1) dhe Tetova (1). Të vdekurit janë të moshës nga 42 deri në 85 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 222.064, numri i të shëruarve është 208.938, numri i të vdekurve është 7.853, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.273.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme