Rita Ora shfaqet më e lumtur se kurrë teksa po pret propozim për fejesë

08:54 | 22 Dhjetor 2021
A. B.

Ajo është njëra nga artistet shqiptare që përkujdeset në masë të madhe për linjat trupore.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rita Ora, e cila tanimë veç në Instagram numëron 16 milionë ndjekës, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Ylli shqiptaro-britanik i muzikë pop u shfaq e relaksuar teksa dilte nga një sallon bukurie në Double Bay pas një seance dy-orëshe të martën.

Kjo vjen mes raportimeve të fundit që Rita do të fejohet me të dashurin e saj regjisor, Taika Waititin.

Rita doli me një fustan të gjatë rrjetë ngjyrë portokalli, i cili tregonte disa nga tatuazhet e saj.

Ajo kishte vënë një buzëkuq të kuq dhe bisedoi me një terapiste të bukurisë teksa po dilte nga salloni, duke e përqafuar teksa i thanë lamtumirë njëra-tjetrës.

Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me të dashurin e saj prej gati një viti, Taika, 46 vjeç.

Pas një romance të stuhishme, burimet e brendshme pranë tyre thonë se ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.

“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë në dashuri”, tha një burim për The Sun të hënën.

“Nga ajo që thotë ajo, ai është “i vetmi” për të. Asnjë nga miqtë e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen së shpejti”, shtoi burimi i brendshëm.

Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin e tyre për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.

“Disa njerëz mund ta shohin këtë si një veprim shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha burimi, duke e quajtur Taikën një prani “tokësore por argëtuese” në jetën e Ritës.

Rita u takua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar” në Australi në muajin shkurt, ndërsa ajo po xhironte “The Voice Australia”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme