Për ca kohë, Edi Ramës i duhej pranë si bashkëpuntor të ngushtë. Që ia kishte nevojën për rezultatin e 25 Prillit u kuptua në videon që bashkë i dërguan Nasip Naços, çakërrqejf, me një gotë verë të mirë para.
Por ndërsa të tjerët i ruajnë ende privilegjet e pushtetit, Lefter Koka po kalon ditë të vështira. Po bëhet një javë, që kur policët i vunë prangat në shtëpinë e tij në Durrës. Ish-ministri po qëndron në qelitë e paraburgumit tek 313. Akuza është e rëndë. SPAK thotë se ai ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për inceneratorin e Elbasanit.
Lapsi.al ka siguruar disa foto nga paraburgimi në Tiranë. Ish-Ministri i Mjedisit është duke bërë disa ushtrime gjimnastikore. I vetëm në ambjentet e ajrimit, përpiqet të mbajë trupin në formë, nëpërmjet disa lëvizjeve më shumë.
Izolimi në qeli ka një ndikim jo të mirë për fizikun. Orët e fiskulturës përveçse janë të nevojshme për trupin, bëjnë mirë edhe për gjendjen emocionale të të burgosurit.
Ishin të shumtë ata që e konsideruan “kokë turku” në aferën e inceneratorëve, ku qarkullojnë gjithsej 400 milion euro. Megjithatë për Lefter Kokën nuk mungon trajtimi i veçantë. Drejtuesit e institucionit e kanë lejuar të dalë i vetëm në ambjentet e ajrimit. Siç duket nga pamjet, në ambjentet e ajrimit mungojnë të burgosurit e tjerë.
Burime nga burgu 313 që nuk pranuan të indentifikohen thanë për Lapsi.al se Koka është një i burgosur model dhe ka krijuar një marrëdhënie të mirë me gardianët.
Nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i tij në paraburgim, por sipas ligjit, një ditë në paraburgim llogaritet si një ditë e gjysëm e ditëve të dënimit definitiv.
Në kërkim për të njëjtën çështje janë edhe administratorët e kompanive Klodian Zoto e Stela Gugallja. Për të njëjtën çështje, opozita thotë se duhet të dënohen edhe Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Alqi Bllako./Lapsi.al
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...