Google ADS

Driton Selmanaj: Qeveria Kurti do të rrëzohet vitin e ardhshëm

01:11 | 22 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do e mbyll i vetëm procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas Selmanajt, Kurti vitin e ardhshëm, do ta rrëzojë vetë qeverinë që ai udhëheq, siç tha, për shkak të pazotësisë për tu përballur me tema të mëdha.

“Këta kanë me e rrëzu veten nga frika e këtij përfundimi që mund tu vij pas disa vitesh, këta kanë me e rrëzu veten për shkak të pazotësisë për me u ballafaqu me tema të mëdha. Albin Kurti si i vetëm nuk mund ta mbyll temën e dialogut me Serbinë, edhe pse i ka votat”, ka thënë Selmanaj në ATV.

“Jo që ai nuk don, por nuk guxon. Fatkeqësisht po më duket se në vitin e ardhshëm (do ta rrëzoj veten), kam dëshirë ta shoh më gjatë. Sepse sa më gjatë që qëndrojnë këta, dekonspirohen të tërit”, tha ndër të tjerash deputeti i LDK’së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme