Nën hashtagun #JeanMichelTrogneux, një thashethem i pazakontë po qarkullon në rrjetet sociale në Francë se gruaja 68-vjeçare e presidentit francez Emanuel Macron ka lindur si burrë.
Sipas “Le Figaro”, zonja e parë franceze synon të nisë procedurat ligjore dhe të ngrejë padi kundër nismëtarit të kësaj teorie të çmendur, transmeton portal arbresh.info
Historia e diskutueshme u botua në revistën e së djathtës ekstreme Faits et Documents në shtator, duke thënë se pretendimi ishte rezultat i një hetimi tre-vjeçar të mbështetur nga shumë ekspertë.
Gazeta, e cila botoi një seri teorish të çuditshme për figurat publike, dyshohet se akuzoi Brigitte Macron se kishte lindur një burrë i quajtur Jean-Michel Tronjo.
Natasha Ray, gazetarja që thuhet se ka hetuar akuzat, ka dhënë një intervistë gati katër orëshe për median “Amandine Roy” për këtë teori dhe është parë 470 mijë herë para se të fshihej nga YouTube.
Teoria e çuditshme e përhapur në mediat sociale, #JeanMichelTrogneux është bërë një temë kryesore që u diskutua gjerësisht nga përdoruesit francezë të Tëitter javën e kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që një grua e famshme është vënë në shënjestër të teorive të tilla.
Në vitin 2017, pretendime të ngjajshme u bënë edhe për Michelle Obama.
Është interesante se thashethemet e çuditshme në Francë u shfaqën vetëm pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në prill të vitit të ardhshëm, në të cilat, sipas sondazheve të opinionit publik, megjithëse ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, Macron pritet të fitojë një mandat të dytë./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...