Google ADS

Izraeli ofron dozën e katërt të vaksinave për këtë kategori njerëzish

23:01 | 21 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Izraeli ka njoftuar se do të fillojë të jap edhe dozën e katërt të vaksinave kundër koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç dhe profesionistët e kujdesit shëndësor.

Arsyeja e përshpejtimit të dozës së katërt është frika nga përhapja e variantit Omicron, transmeton portal arbresh.info

“Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës Covid-19 dhe ne vazhdojmë të kryesojmë me dozën e katërt”, tha kryeministri Naftali Bennett në një deklaratë. Ai u bëri thirrje atyre që plotësojnë kriteret të vaksinohen.

Izraeli ka njoftuar se ka regjistruar vdekjen e parë të shkaktuar nga varianti Omicron.

Një i moshuar vdiq dje në Beer-Sheba. Pacienti vuante nga sëmundje të tjera, ishte vaksinuar dy herë, por nuk mori dozën e tretë./arbresh.info/

Të ngjashme