Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Bujar Nishani, ka thënë sot se PD ka hyrë në një proces rindërtimi. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nishani tha se Bashën e ka shkarkuar mbi 70% e anëtarësisë.
“PD ka hyrë në një proces rindërtimi, ringritje të saj. Është një proces që nuk lindi nga lart poshtë, por nga poshtë lartë. Është hera e parë që implementimet demokracia e drejtpërdrejtë me referendum. Sot mbi 70% e anëtarësisë kanë vendosur për shkarkimin e Bashës”, tha ai.
Më tej ai tregoi dhe tekstin e letrës që i është dërguar sot Bashës, ku i njoftohet shkarkimi nga detyra.
“Dhe njoftimi i sotëm që i është bërë Zotit Basha, i ka shkaur shkresa dhe me pika të shkurtra dhe shumë të qarta: Je i shkarkuar nga pozicioni i kryetarit dhe si deputetë i Partisë Demokratike do të trajtohet si deputetët e tjerë të PD”, shtoi Nishani.
Po çfarë ndodh nëse Basha nuk e njeh vendimin e referendumit? Nishani tha se “merr përgjegjësi që të ketë përballë 44 mijë njerëz, në ditët në vijim do t’i shikoni”./tvklan.al
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...