Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në vitin ë 2021, punësimi i 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta po realizohet, krahas përgatitjes së kuadrove të nevojshme.
Kurti ka thënë se deri në fund të mandatit do kenë së paku 500 asistentë në shkolla.
“Në programin qeverisës ne kemi paraparë që çdo vit të qeverisjes sonë të punësojmë nga 100 asistentë, që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla. Vitin 2022 e kemi shpallë “Vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”, përgjatë të cilit do të ndërmarrim hapa konkret për përmirësimin e situatës që e kemi gjetur. Në Kalendarin e Aktiviteteve për vitin 2022, me punën e përbashkët të përfaqësuesve të organizatave, përfshirë Doën Sindrom Kosova, mes tjerash do të bëhet edhe trajnimi i mësimdhënësve dhe drejtorëve të arsimit të mesëm të lartë, për qasjen dhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka thënë se do të qëndrojmë pas planeve tona, për të ndërtuar sisteme dhe shërbime të domosdoshme për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve, e që arrijnë te të gjithë fëmijët./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...