Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar të papranueshme deklaratën e Prokurorit të Shtetit, kundër ministrit Xhelal Sveçla lidhur me aksionin e Policisë në rajonin e Ferizajt.
Haxhiu përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Zyra e Prokurorit të shtetit nuk reagoi ndaj deklaratës së Vuçiq për këtë aksion, por i reagoi ministrit të Brendshëm.
“E papranueshme komunikata nga zyra e Prokurorit të shtetit kundrejt Ministrit Xhelal Sveçla sidomos kur një i ngjashëm erdhi në mëngjes nga Beogradi! Zyra e Prokurorit të shtetit, nuk reagoi ndaj Vuçiqit e Petkoviçit të cilët tërë ditën thanë se arrestimet në Shtërpcë janë politike, por në mbrëmje Prokurori i shtetit reagoi ndaj një statusi të Ministrit Sveçla duke e akuzuar se po përzihet në punët e prokurorisë dhe po i jep ngjyrim politik zhvillimeve të sotme”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ndër të tjera ka pyetur se pse nuk reagoi prokuroria deri më sot.
“Pse nuk vepruan më herët kur ish zyrtarë të lartë duke nisur nga ish presidentë, ish kryeministra e ish ministra dhe udhëheqës të institucioneve shumë të rëndësishme në vend ndërtuan villa në Brezovicë? Qeveria jonë i ka hapur rrugën zbatimit të ligjit dhe e ka të drejtën e plotë legjitime që të përshëndes secilin veprim kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto nuk janë ndërhyrje. Punën e prokurorisë e kanë penguar ndërhyrjet e shumta në sistem si pasojë e të cilave nuk ka pasur veprime serioze në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar”, ka shkruar Haxhiu, raporton arbresh.info.
Në reagimin e Prokurorit të Shtetit ndaj deklaratës së Sveçlës ishte thënë se hetimi për këtë aksion ka nisur që disa vite, duke i bërë thirrje ekzekutivit të merret me punët që i takojnë.
Ministri Sveçla për aksionin e sotëm, kishte lavdëruar Policinë e Kosovës, dhe kishte thënë se aksioni i sotëm është zotim i tyre për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Në aksionin e sotmë të zhvilluar në rajonin e Ferizaj, me urëdhër të Prokuroisë, Policia ka arrestuar 10 persona dhe ka konfiskuar disa vetura e gjëra të tjera, që lidhet me hetime për korrupsion në Brezovicë.
Në mesin e të arrestuarëve ka qenë edhe ish-kryetari i Shtërpcës. Ndërsa këtë aksion e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë, i cili ka thënë se ky aksion është reagim ndaj “Ballkanit të Hapur” dhe vizitës së tij në Tiranë./arbresh.info/
Aksioni “Brezovica”, sekuestrohen mbi 60 mijë eruro e 8 vetura
Aksioni “Brezovica”, sekuestrohen mbi 60 mijë eruro e 8 vetura
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...