Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi ky i fundit ka deklaruar se është i përgatitur për çdo skenar për të mbrojtur PD-në.
Nga studio e Fax News, ish-kryedemokrati Berisha iu përgjigj Bashës duke i thënë se nuk ka bravë në bote që e ndalon uraganin e revolucionit.
Sipas ish-kryeministrit, një pakicë nuk mund t’i imponohet shumicës, duke e paralajmëruar Bashën se çdo orë që kalon në seli është në dëmin e tij.
Berisha ka siguruar mbrëmjen e sotme se gara për kreun e ri të Partisë Demokratike do të jetë e barabartë për të gjithë ata që vendosin të kandidojnë.
I ftuar në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News, Berisha ka shpjeguar se ai nuk tërhiqet nga gara sepse nuk mund të tradhëtojë dëshirën e bazës së PD-së që kërkon rikthimin e tij.
I pyetur sa reale është gara për kreun e ri të PD-së kur kandidatët duhet të përballen me liderin historik, Sali Berisha u shpreh se ai nuk mund t’ia ulë apo ta shtojë autoritetin moral që ka, por e vetmja gjë që mund të bëjë është garantimi i një gare të ndershme.
Berisha ka zgjedhur të flasë në studion e Fax News lidhur me portin e Durrësit, një projekt që ai e cilësoi si një aferë korruptive ku dy “peshkaqenët” kryesorë ishin Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Berisha tha se ky projekt i bashkonte sepse kreu i PD dhe kryeminsitri kishin një person të besuar që i mbante së bashku. Ndërsa shtoi se në muajt në vazhdim PD do ngrinte një komision për këtë çështje dhe se do të merreshin nën hetim të gjithë aktorët e përfshirë./Syri.net/
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra